Merr fund makthi për Barcelonën, Laporta siguron milionat e nevojshme

Futboll

Merr fund makthi për Barcelonën, Laporta siguron milionat e nevojshme

Më: 16 mars 2021 Në ora: 18:29
Joan Laporta

Joan Laporta në 10 ditët e fundit ka pasur detyrën e vështirë të sigurojë 124.6 milionë euro, që shërben si garanci për presidencën e Barcelonës, pa të cilën e kishte të pamundur të merrte presidencën e klubit.

Nesër ai duhet të dorëzojë çekun me shumën e përcaktuar, teksa sot një ditë para afatit të fundit, mungonin plot 70 milionë euro dhe frika në Barcelonë ishte e madhe. Nëse Laporta nuk dorëzon paratë deri nesër, Barcelonës do u duhet të emërojë një president të përkohshëm dhe të thirri zgjedhje të reja.

Por mesa duket kjo nuk do të ndodhë. Lajmin e mirë e japin mediet spanjolle.

Mundo Deportivo raporton se Laporta ka siguruar shumën e përcaktuar dhe pritet që shumë shpejt ta paraqesë në bordin e klubit dhe të marrë zyrtarisht drejtimin e Barcelonës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat