Shehi: Lika na shpëtoi dy herë nga goli

Futboll

Shehi: Lika na shpëtoi dy herë nga goli

Më: 21 mars 2021 Në ora: 16:26
Shehi: Lika na shpëtoi dy herë nga goli

Tirana mori një fitore mjaft të vështirë ndaj Laçit në transfertë, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon dhe duke shkuar tashmë vetëm 7 pikë larg kreut, ndërsa trajneri Shehi u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve.

Një fitore mjaft e rëndësishme në një fushë shumë të vështirë…

Ishte fitore e rëndësishme, pasi kthehemi aty ku ishim para një jave. Ne luajmë për objektiva madhorë, pasi drejtoj skuadrën më të titulluar dhe objektivat janë madhorë. Pas ndeshjes me Partizanit e thashë që ndoshta ishim më të ngarkuar se sa duhej. Sot ishim të ndërgjegjshëm, se kishim një kundërshtar të fortë. Edhe fusha këtu të lejon të luash, ndaj tani nuk mbetet gjë tjetër, veç se të komplimentoj lojtarët.

Ju vjen keq për gabimin e Likës në golin e pësuar nga këndorja?

Nuk kam një koment për atë. I thashë që ka një jetë në futboll dhe do të na ndihmojë dhe këtë bëri në pjesën e dytë, ku na shpëtoi nga 2 gola. Mendonim që të merrnim mesfushën.

Kishim një skuadër përballë shumë të fortë në luftën në ajër. menduam QË të luanim me kombinime të shkurtra, për të shfrytëzuar edhe shpejtësinë e Seferit edhe më vjen mirë që ia dolëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat