Ibra: Jam i lumtur për rikthimin

Futboll

Ibra: Jam i lumtur për rikthimin

Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:28
Ibra: Jam i lumtur për rikthimin

22 qershor 2016-të, ndeshja efundit ne grupet e Europianit mes Suedisë dhe Belgjikës, fitorje e belgve 0-1 dhe fundi i aventurës së Zlatan Ibrahimovic-it me përfaqësuesen, megjithatë dashuritë e mëdha bëjnë xhiron e botës dhe ka raste kur rikthehen aty ku e nisën.

Pas 5 vitesh e 9 muajsh Zlatan u rikthye të luante për përfaqësuesen e Suedisë dhe e bëri në sfidën  e fituar 1-0 ndaj Gjeorgjisë , ku për më tepër dhuroi edhe asistin e golit të fitores. 39-vjeçari u shfaq i lumtur për këtë rikthim të tij tek vikingët.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme.

Më kishte marrë malli për përfaqësuesen, më ka marrë malli për tifozët, herën e fundit që kam luajtur këtu ka qenë stadiumi plot, kësaj here atmosfera ishte ndryshe, por gjithsesi ishte e mrekullueshme për mua.  Ndeshja nuk ishte e thjeshtë, besoj se nuk luajtën në nivelin tonë, por në  fund morëm fitoren dhe kjo ka më shumë rëndësi.”

Në Friends Arena të Stockholmit, Ibrahimovic ka shënuar një ndër golat më të bukur në karrierë, realizimi spektakolar me roveshatë nga distanca e largët kundër Anglisë. Sulmuesi ka besim se ato veprime është ende i aftë ti kryejë.

“Besoj se asnjë nga ju nuk do ta harroj ndonjëherë atë gol. Unë mundohem të bëj maksimumin dhe asnjëherë nuk i dihet, dhe mendoj se jam ende i aftë të bëj lëvizje të tilla, disa levizje prej ninja, kështu që besoj se e kam ende aftësinë për akorbaci edhe pse jam 39-vjeç".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat