Jota shkaktoi dy herë dridhje në Beograd

Futboll

Jota shkaktoi dy herë dridhje në Beograd

Nga: K.Goca Më: 27 mars 2021 Në ora: 22:39
Jota shkaktoi dy herë dridhje në Beograd

Futbollisti Diogo Jota shkaktoi dy herë dridhje në Beograd, por me Portugalinë nuk mori më shumë se barazim (2:2) me Serbinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Jota shënoi në minutën e 11-të e 36-të, për epërsinë 0:2 të Portugalisë, por që u shkri në pjesën e dytë.

Për Serbinë shënuan Mitroviq (46’) e Kostiq (60’).

Cristiano Ronaldo me shokë nuk mori më shumë se një pikë nga stadiumi “Rajko Mitiç” në Beograd. Serbia udhëheq grupin me 4 pikë sa ka edhe Portugalia në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat