Po e quajnë si fundi i botës

Futboll

Po e quajnë si fundi i botës

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:50
Po e quajnë si fundi i botës

Nëse në të gjitha grupet mund të kemi një përfytyrim të dy ekipeve të para që do të marrin biletën për në Botëror, në grupin J po ndodhin surpriza jashtë imagjinatës. Armenia mori fitoren e tretë radhazi dhe kryeson grupin me 9 pikë pasi mposhti Rumaninë.

Ndërkohë surprizën më të madhe e arriti Maqedonia e Veriut pasi fitoi në shifrat 1-2 kundër Gjermanisë, ndërsa në shumë media të njohura në Europë është komentuar thjeshtë: “Fundi i botës erdhi”.

Nuk kishte ndodhur që nga vitit 2001 që Gjermania të humbiste një ndeshje për kualifikueset e Botërorit.

E kjo erdhi ndaj Maqedonisë së Veriut, Kombëtarja e cila u kualifikua së fundmi për herë të parë në Europian dhe ndodhet në vendin e 65 në renditjen totale të FIFA-s.

Në një grup ku Armenia, Rumania, Maqedonia e Veriut, por edhe Islanda kanë pretendimet e tyre, e vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është se Lihtshtejni do të mbajë vendin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat