Emocionuese, si u vazhdua tradita e fansit ikonik

Futboll

Emocionuese, si u vazhdua tradita e fansit ikonik

Më: 3 prill 2021 Në ora: 12:18
Emocionuese, si u vazhdua tradita e fansit ikonik

Fansi i njohur brazilian i futbollit, Clovis Acosta Fernandes, ndërroi jetë në shtator të vitit 2016.

Clovis Acosta Fernandes u bë i njohur në Kampionatet Botëror, ku ai gjithmonë përkrahte ekipin e Brazilit, teksa në duar mbante një replikë të titullit të Botës.

Një fotografi prekës që bëri xhiron e botës ishte ajo e vitit 2014, teksa shihet Fernandes duke vajtuar humbjen shokuese 7-1 të Brazilit nga Gjermania.

Fernandes luftoi 9 vite me kancer, por gjithmonë gjente kohë dhe vullnet për të përkrahur Kombëtaren e tij në futboll.

Pas vdekjes së tij, tradita u vazhdua nga djemtë e tij Frank dhe Gustavo, të cilët u panë së bashku në Botërorin e vitit 2018, që u mbajt në Rusi, teksa ata do të jenë edhe në Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat