Pocchetino: Merituam më shumë, tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Futboll

Pocchetino: Merituam më shumë, tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:27
Maurizio Pocchetino

Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pocchetino, ka reaguar pas ndeshjes së humbur ndaj Lile.

PSG u mund në “Parc des Princes” nga Lille për të humbur kreun e tablës.

Pocchetino u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, por theksoi se PSG meritonte më shumë.

“Mendoj që gabimi ishte që nuk shënuam gol, edhe pse kishim më shumë raste se ata, por ata ishin më klinikë se ne para golit”, tha ai.

“Sipas meje, ne merituam më shumë, të paktën një pikë, por edhe tre pikë mund të kishim marrë, dhe sigurisht që jemi të zhgënjyer”, shtoi ai.

“Nuk krijuam mjaftueshëm, më shumë se ata po, por jo mjaftueshëm sa të marrim një rezultat të mirë”, tha Pocchetino.

“E dinim që do të ishte e vështirë, por duhet të jemi të gatshëm të vazhdojmë sidomos edhe në garat tjera, shembull në Ligën e Kampionëve kemi një ndeshje të rëndësishme”, përfundoi Maurizio Pocchetino.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat