Hysaj drejt kalimit në kampionatin turk

Futboll

Hysaj drejt kalimit në kampionatin turk

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:53
Hysaj drejt kalimit në kampionatin turk

Hysaj drejt kalimit në kampionatin turk, zbulohet skuadra që dëshiron mbrojtësin shqiptar.

Elseid Hysaj luan sezonin e fundit me skuadrën e Napolit, teksa pas përçudnimit të kampionatit ka vendosur të largohet për të vazhduar karrierën diku tjetër, pasi i përfundon kontrata dhe do të jetë një lojtar i lirë.

Mbrojtësi shkodran shpesh është lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Milanit, me këta të fundit që janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Hysaj shihet si alternativa e duhur. Megjithatë në Turqi raportojnë se në gjurmët e Hysajt është vënë edhe Fenerbahçe.

Drejtuesit e këtyre të fundit kanë piketuar Hysajn si lojtarin ideal për krahun e djathtë të mbrojtës për sezonin tjetër dhe do të provojnë të arrijnë një marrëveshje për ta marrë në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat