Paradoksale situata në Shqipëri

Futboll

Paradoksale situata në Shqipëri

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:56
Paradoksale situata në Shqipëri

Emocionuese zgjidhja për të parë ekipin e zemrës, i moshuari në Lezhë improvizon me biçikletën.

Lokalet e mbushura plot, por në stadiume nuk mund të ketë të pranishëm pasi mund të infektohen nga pandemia.

Paradoksale situata në Shqipëri, ndërsa më së shumti janë klubet shqiptare që kanë humbur nga kjo kohë e pazakontë.

Si asnjëherë më parë Superiorja po kryesohet nga 4 ekipe që ndërrojnë vendin me njëra-tjetrën pas çdo javë, që përkëthehet ndryshe në interes më të madh nga ana e sportdashësve.

Por nga veprimet e Qeverisë duket se është ende larg dita kur tifozët do të kthehen në stadium.

Një foto vërtet e veçantë ka ardhur nga “JOQ”, ku një i moshuar në Lezhë ka gjetur mënyrën për të improvizuar ulësen në stadium dhe për të parë ekipin e zemrës. Duke hipur lart bicikletës, i moshuari ka pasur mundësinë që të shoh Besëlidhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat