Ish-mbrojtësi i Napolit akuza për Rrahmanin

Futboll

Ish-mbrojtësi i Napolit akuza për Rrahmanin

Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:50
Ish-mbrojtësi i Napolit akuza për Rrahmanin

Amir Rrahmani po luan sezonin e parë me Napolin teksa në fillim nuk u aktivizonte nga trajneri Xhenaro Gatuzo, mirëpo së fundmi mbrojtësi gjeti besimin e trajnerit.

Gjithsesi, këto paraqitje nuk kanë lënë të kënaqur një ish-futbollist të të kaltërve, Alesandro Renika, i cili thekson se Rrahmani nuk është i i dobët si mbrojtës, por nuk është i duhuri për Napolin.

“Rrahmani nuk është skarco, por nuk është i duhuri për Napolin. Kjo për gabimet që e kam parë të bëjë në fushë.

Pastaj Maksimoviç ka një tjetër problem me përqëndrimin dhe kjo pjesë dallohet më pak kur ai luan me Kulibalin. Për mua dyshja më logjike në mbrojtje para sfidës me Juventus më duket Kulibali-Maksimoviç. Napoli do të gjejë përballë një Juventus të zemëruar”, u shpreh Renika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat