Hakaj: Ju tregoj 2 pretendentët për titullin kampion

Futboll

Hakaj: Ju tregoj 2 pretendentët për titullin kampion

Më: 17 prill 2021 Në ora: 19:03
Hakaj: Ju tregoj 2 pretendentët për titullin kampion

Esin Hakaj është shfaqur shumë i lumtur për golin e parë me fanellën e Partizanit, teksa pas ndeshjes u shpreh se më e rëndësishme se gjithçka është fitorja e ekipit. Gjithashtu për “Gol pas Goli”, Hakaj tha se dy pretendentët kryesorë sipas tij për titullin janë Teuta dhe Vllaznia, së bashku me Partizanin.

“Më në fund e gjeta një gol, pasi nuk kisha shënuar shpesh.

Por me e rëndësishme që është fitorja e ekipit. Kemi pasur ndeshje ku nuk kemi fituam, por kemi bërë shumë më dhe fati nuk na ka ndihmuar. Jemi në rrugën e duhur dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

Kam shënuar dy gola me Teutën, ky është goli i parë me Partizanin.

Për Çinarin ishte një keqkuptim. Nuk e di për çfarë nisi ajo. Sot e nisëm keq, në ndeshjet e tjera e kemi nisur mirë dhe nuk e di pse e nisëm ashtu sot. Mendoj se Teuta me Vllaznia së bashku me ne janë pretendentët kryesorë për titullin kampion”, tha Hakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat