Pogba ka kërkuar një rritje të çmendur rroge

Futboll

Pogba ka kërkuar një rritje të çmendur rroge

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:14
Pogba ka kërkuar një rritje të çmendur rroge

Paul Pogba ka kërkuar një rritje të çmendur rroge për të rinovuar kontratën me Manchester United.

Sipas Daily Star, francezi kërkon të paguhet 500 mijë sterlina në javë (rreth 577 mijë euro) për të zgjatur marrëveshjen e tij përtej vitit 2022.

Duke i shtuar rrogëz bazë edhe të ardhurat nga të drejtat e imazhit, kampioni i botës do të fitonte përafërsisht 800 mijë sterlina në javë (923 mijë euro).

Pogba, 28 vjeç, e di se kontrata e tij e ardhshme mund të jetë kontrata e fundit e madhe e karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat