Real Betis largon Realin, Atleticon dhe Barcelonën nga tabela e La Liga-s, kualifikon vetën në Ligën e Kampionëve

Futboll

Real Betis largon Realin, Atleticon dhe Barcelonën nga tabela e La Liga-s, kualifikon vetën në Ligën e Kampionëve

Më: 19 prill 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Real Betis ka fituar vëmendje pas një vendimi të bëri në profilin e tyre zyrtarë.

Duke marrë parasysh që Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid janë pjesë e Superligës Evropiane, Real Betis i ka hequr të tri klubet nga tabela e La Liga-s.

UEFA ka njoftuar se skuadrat që marrin pjesë në Superligë nuk do luajnë në ligat e tyre as në Ligën e Kampionëve, andaj ky vendim ndoshta do t’i konvenojë Betisit.

Betis ka hequr Realin, Atleticon dhe Barcelonën nga renditja tabelore, duke lënë Sevillan lider të kampionatit spanjoll, ndjekur nga Villarreal.

Nëse vërtetë UEFA vendos për pezullimin e klubeve nga gara, atëherë Betis me renditjen momentale do sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat