Sot zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale në ‘play-offin’ e Superligës

Futboll

Sot zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale në ‘play-offin’ e Superligës

Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:30
Sot zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale në ‘play-offin’ e Superligës

Sot zhvillohen ndeshjet e dyta në çerekfinale të ‘play-offit’ të Superligës në basketboll.

Pas ndeshjes së parë të zhvilluar në Pejë, e dyta do të luhet në kryeqytet.

Pejanët në ndeshjen e parë të luajtur në palestrën ‘Karagaçi’ e fituan me rezultat 106:77 ndaj bardhekaltërve dhe janë në udhë të mirë për t’u plasuar në gjysmëfinale.

Ndërsa, Prishtina në këtë duel kërkon fitoren për të caktuar gjysmëfinalistin në Pejë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00. Kurse dueli tjetër i rëndësishëm pritet të jetë në “Sezai Surroi” në Prizren.

Bashkimi e mikëpret skuadrën e Yllit, prizrenasit në Suharekë e befasuan fituesin e Ligës Unike duke e mposhtur 79:94.

Tani, Bashkimi është një hap tutje për ta prekur gjysmëfinalen, ndërsa Ylli kërkon fitore për të vendosur gjysmëfinalistin në Suharekë.

Ndeshja në mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nga ora 20:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat