Protesta e tifozëve të Chelsea, Perez: Une e di se kush i dërgoi

Futboll

Protesta e tifozëve të Chelsea, Perez: Une e di se kush i dërgoi

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:53
Protesta e tifozëve të Chelsea, Perez: Une e di se kush i dërgoi

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit nuk e ka ndërmend të dorëzohet për idenë e re të ‘Eurpean Super League’.

Ky kompeticion u themelua për një ditë dhe u prishë për një ditë nga klubet e mëdha.

Ishte protesta e tifozëve të Chelseat që ndikoi në ndryshimin e mendjes nga klubet e Premierligës.

Për protestën e organizuar nga ‘blutë’ ka folur edhe Perez.

“Ata ishin vetëm 40 persona aty. Nëse doni ju, unë ju tregoj se kush i dërgoi ata aty”, ka thënë Perez.

Kujtojmë që gjashtë klubet e Premierligës u larguan nga Superliga për shkak të presionit nga tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat