Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve, këto janë rezultatet

Futboll

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve, këto janë rezultatet

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:07
Pamje nga ndeshja

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës së xhiros së 31’të.

Në Brestovik, Besa ka shkuar në pushim me avantazh ndaj Dritës.

Golin e parë në këtë duel e ka shënuar Ardit Tahiri në minutën e 19’të të sfidës.

Poashtu edhe skuadra e Ballkanit ka shkuar në pushim me avantazh minimal 1-0, me golin e Blendi Baftiut. Në këtë duel, Kushtrim Gashi dhe Ahmed Januzi u ndëshkuan me karton të kuq, pas një përleshje masive.

Në dy duelet tjera, Prishtina – Trepça 89′ dhe Gjilani – Drenica nuk kishte gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat