Trajneri që po lë mbrapa PSG në Francë

Futboll

Trajneri që po lë mbrapa PSG në Francë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:40
Trajneri që po lë mbrapa PSG në Francë

Kampionati në “Ligue 1” ka ngjeshje të madhe sa i përket luftës së titullit kampion. Aktualisht vendi i parë po kryesohet në mënyrë surprizuese nga Lille. Kjo e fundit drejtohet nga Galtier dhe po arrin që të përballojë në përsosmëri PSG. Të paktën kemi ndryshimin e historisë pasi më herët gjigandët francez e mbyllin kampionatin shumë javë përpara fundit.

Por trajneri Galtier do të largohet nga Lille në fundin e këtij sezoni, pavarësisht se është afër mrekullisë.

Kjo pasi pronarët e rinj të klubit do të ulin ndjeshëm buxhetin dhe do të shesin disa lojtarë që kanë shkëlqyer në këtë sezon për të mos hasur borxhe të mëdha.

Trajneri francez nuk do të ketë një ekip aq konkurrues në sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye do të largohet. Nga ana tjetër është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Nice që aktualisht mban vendin e nëntë në tabelë. E çfarë e bën teknikun që po kryeson aktualisht kampion për të shkuar në një klub që ndodhet pa asnjë objektiv?

Pronari i Nice ka aspirata të mëdha dhe do të investojë së tepërmi duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Dëshira e tyre është që të kthehen në nivelet më të mira dhe ta rrëzojnë PSG-në nga froni, duke i besuar Galtier se me mbështetjen e duhur financiare mund t’ia arrijë qëllimit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat