Sot kërkon 10 milionë euro në sezon

Futboll

Sot kërkon 10 milionë euro në sezon

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:42
Sot kërkon 10 milionë euro në sezon

Xhanluixhi Donaruma është kthyer në një nga emrat më të përfolur në Itali. Portieri i Milanit ka rrëmbyer prej muajsh vëmendjen për shkak të negociatave për rinovimin e kontratës së tij me kuqezinjtë, nga të cilët dëshiron një pagë 10 milionë euro në sezon.

Në një intervistë për kanalin në “Tëich”, “Justees”, gardiani 22-vjeçar ka treguar momentin kur ka besuar se do të bëhej një futbollist profesionist dhe planin B nëse ëndrra e tij në këtë sport nuk do të realizohej. E nëse me Milanin nuk do të funksiononte, profesioni i Donarumës mund të ishte… marangoz.

“Kur e kuptova se do të bëhesha futbollist profesionist? Kur u nisa për herë të parë në Milano. E kisha të vështirë të mendoja që të largohesha nga shtëpia, kur u largova dhe pashë prindërit e mi të ndjeheshin keq mendova se gjithçka do të fillonte nga atje, që unë do të bëhesha një portier i Serie A.

A kisha një plan B? Ndoshta marangozi si babai im. Nuk kisha një plan B, ndonjëherë shkoja ta ndihmoja por kisha vetëm një plan A“, ka thënë Donaruma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat