Sermaxhaj: Jemi në rrugë të mbarë për ta siguruar mbijetesën

Futboll

Sermaxhaj: Jemi në rrugë të mbarë për ta siguruar mbijetesën

Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:41
Sermaxhaj: Jemi në rrugë të mbarë për ta siguruar mbijetesën

Drenica ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke e mposhtur Llapin me rezultat 4:2, shkruan Insporti.

Por, pavarësisht kësaj fitore, trajneri i kësaj skuadre, Sami Sermaxhaj u shfaq tepër kritik për futbollistët e tij pas përfundimit të ndeshjes.

“Luajtëm më dobët se ndeshjet tjera. Ndoshta për shkak se ishi të lodhur për shkak të orarit të ngjeshur dhe skuadra nuk përformoi mirë, mirëpo nuk guxojmë ta neglizhojmë kundërshtarin aspak, ashtu siç bëmë sot.

Jemi në rrugë të mbarë për ta siguruar mbijetesën, por kemi edhe tri finale deri në fund dhe asgjë nuk ka përfunduar”, deklaroi Sermaxhaj.

Drenica me këtë fitore renditet në pozitën e pestë me 41 pikë, ndërsa Llapi në të gjashtën me 39 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat