Deschamps: S’do të ketë befasi në ekipin e Francës për Euro

Futboll

Deschamps: S’do të ketë befasi në ekipin e Francës për Euro

Më: 11 maj 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Didier Deschamps ka thënë se nuk do të jetë asnjë thirrje tronditëse në skuadrën e Francës për Kampionatin Evropian 2020, i cili mbahet këtë verë.

Të kaltrit janë në mesin e favoritëve për ta fituar Kampionatin Evropian të kësaj vere, pasi e fituan Kupën e Botës më 2018.

Trajneri Deschamps e përdori një skuadër të caktuar gjatë kualifikimeve, prandaj nuk do të ketë vend për Karim Benzeman e Real Madridit apo për ata që nuk kanë qenë pjesë e planeve të tij deri tani.

Duke folur në një intervistë për gazetën gjermane Kicker, Deschamps zbuloi se nuk do të sjellë lojtarë të rinj në ekipin e tij francez.

Reklamë“Unë nuk jam babagjyshi. Nuk jam këtu për të njoftuar befasi. Po i bëj disa përshtatjeje të vogla. Kam lojtar, si Corentin Tolisso i Bayern Munich, i cili është duke u riaftësuar ende dhe akoma nuk i kam të gjitha informacionet për gjendjen e tyre”, tha Deschamps.

Ai do ta bëjë publike më 18 maj skuadrën preliminare, por meqë sezoni nuk mbaron deri në finalen e Ligës së Kampionëve më 29 maj, trajneri francez është i vetëdijshëm se lëndimet mund të luajnë rol.

“Ekipin do ta bëj publik më 18 maj, por edhe pas kësaj kohe do të ketë ndeshje. Disa lojtarë të mi do të marrin pjesë në dy finale evropiane. Shpresojmë se çdo gjë do të shkojë mirë, sepse nuk mund ta parandalojmë të papriturën”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat