Ademi futet në histori të Dinamos së Zagrebit

Futboll

Ademi futet në histori të Dinamos së Zagrebit

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2021 Në ora: 13:16
Ademi futet në histori të Dinamos së Zagrebit

Shqiptarët Arijan Ademi dhe Lirim Kastrati me Dinamon e Zagrebit kremtojnë titullin e kampionit në Kroaci. 

E veçanta është kapiteni Ademi. Ai do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e Dinamos.

Futbollisti Ademi dhe Dinamo vazhdojnë dominimin e tyre në kampionatin kroat, duke fituar titullin e katërt rresht në kampionat, titullin e 22-të në historinë e Ligës së Parë kroate.

Titulli i këtij viti është i veçantë për Ademin, i cili do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e të "kaltërve" pasi u bë lojtari i parë në historinë e klubit që fitoi dhjetë tituj duke mbrojtur ngjyrat e ekipit nga Zagrebi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat