Çekiçi nuk i sjell fat ekipit turk

Futboll

Çekiçi nuk i sjell fat ekipit turk

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:10
Çekiçi nuk i sjell fat ekipit turk

Endri Çekiçi nuk ia doli të udhëhiqte Ankaraguxhu në Turqi, për të qëndruar në elitë.

Ditën e djeshme, ekipi i sulmuesit shqiptar u mposht nga Kasëmpasha dhe në këtë formë matematika e detyron që në sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Parë.

Pogradecari shënoi dy gola dhe dhuroi dy asiste me këtë ekip, por që në fund puna e tij u zhvlerësua. Gjithsesi, paraqitjet e Çekiçit mund të kenë tërhequr vëmendjen e të tjerëve, teksa qëllimi i tij është të luaj sërish në elitën turke dhe të mos zbresë një kategori më poshtë bashkë me skuadrën.

Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë do të ofrojë merkato për lojtarin shqiptar, i cili është në pritje të alternativave të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat