Perez-Zidan, takim në fund të kampionatit

Futboll

Perez-Zidan, takim në fund të kampionatit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:13
Perez-Zidan, takim në fund të kampionatit

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, si dhe trajneri Zinedin Zidan, do të takohen menjëherë pas mbylljes së kampionatit për të dakordësuar mënyrën se si do të jetë lamtumira e teknikut francez nga skuadra kryeqytetase.

Ekipi pësoi një tronditje nga largimi i papritur i Zidan herën e parë dhe Perez nuk dëshiron që situata të përsritet, ndaj të dy palët do të ulen të diskutojnë bashkë mënyrën më të mirë që si tekniku, ashtu edhe klubi, të ndahen siç e meritojnë.

Zidan, edhe pse ka kontratë për dy sezone të tjera me Realin, ka vendosur të largohet pasi nuk dëshiron të vazhdojë më në një klub ku vihet gjithmonë në diskutim ndonëse ka fituar gjithçka me të, si asnjë trajner më parë në historinë e tij.

Vendimi i është komunikuar prej kohësh klubit dhe sipas mediave spanjolle ka mbetur të caktohet vetëm data e lamtumirës, çfarëdo që të ndodhë në javët e fundit të La Liga në këtë edicion.

Ndërkohë, madrilenët po punojnë për pasardhësin e tij, teksa tani kanë pasur më shumë kohë në dispozicion për të kërkuar trajnerin e ri. Në Spanjë insistojnë se dy janë pistat kryesore, Masimiliano Alegri dhe Raul Gionzales Blanko, me këtë të fundit që do të preferohej nga tifozeria madrilene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat