Pep Guardiola fiton çmimin e trajnerit të vitit

Futboll

Pep Guardiola fiton çmimin e trajnerit të vitit

Më: 24 maj 2021 Në ora: 21:21
Pep Guardiola fiton çmimin e trajnerit të vitit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shpallur trajneri më i mirë i vitit.

Tekniku spanjoll fitoi EFL Cup dhe Premierligë këtë edicion, derisa me “Qyetarët” ka arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve, aty ku do takohet me Chelsean.

Falë këtyre arritjeve, Guardiola ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit.

Edhe legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson e uroi Guardiolan për çmimin duke theksuar se është çmim plotësisht i merituar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat