Ky klub i madh gjerman i interesuar për shërbimet e Rashicës

Futboll

Ky klub i madh gjerman i interesuar për shërbimet e Rashicës

Më: 29 maj 2021 Në ora: 13:32
Ky klub i madh gjerman i interesuar për shërbimet e Rashicës

Milot Rashica po i kalon ditët e fundit si futbollist i Werder Bremenit.

Pas rënies nga Bundesliga, Rashica pritet të largohet gjatë afatit kalimtar veror.

RB Leipzig, Bayer Leverkusen e Hertha Berlin e duan Rashicën në Bundesliga, derisa Aston Villa po këmbëngul për transferimin e tij në Premier Ligë.

Por së fundmi në garë për t’i siguruar shërbimet e vushtrriasit është futur edhe Borussia Moenchegladbach.

Klubi gjerman pritet të mbetet pa dyshen e anësorëve të sulmit Marcus Thuram dhe Jonas Hoffman, ku Rashica shihet si zëvendësuesi adekuat i tyre.

Sipas mediave gjermane Gladbach është gati t’i paguajë 15 milionët te Werderi për transferimin e Milotit në Borussia-Park.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje në Bundesliga ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat