Dy dhuratat e para për trajnerin e Romës

Futboll

Dy dhuratat e para për trajnerin e Romës

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 13:48
Dy dhuratat e para për trajnerin e Romës

Në këtë periudhë merkatoje ajo që bie në sy janë lëvizjet e lojtarëve sa në një ekip në një tjetër. I tillë është rasti i Romës, ku trajneri Murinjo ka shprehur dëshirën për afrimin e lojtarëve cilësorë që të bëjnë diferencën.

Dy nga dëshirat e trajnerit janë Granit Xhaka dhe Rui Patrisio. Nëse për lojtarin shqiptar zyrtarizmi mund të vijë brenda fundjavës, nga ana tjetër edhe zyrtarizmi i Patrisio është një hap larg  skuadrës së Romës.

Portierit portugez i skadon kontrata me klubin e tij Ulverhempton në vitin 2022, që do të thotë se ka kontratë edhe për një sezon tjetër.

Në këto kushte skuadra angleze kërkon 11 milionë euro nga klubi italian, por te Roma shpresojnë që ta marrin me 8 milionë euro plus bonuse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat