Statistikë fantastike, Xherdan Shaqiri ka shënuar ose asistuar më shumë se 50% të golave të Zvicrës që nga viti 2014

Futboll

Statistikë fantastike, Xherdan Shaqiri ka shënuar ose asistuar më shumë se 50% të golave të Zvicrës që nga viti 2014

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:44
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka asistuar në golin e parë të Zvicrës të shënuar në “Euro 2020”.

Shaqiri asistoi për Embolon që shënoi ndaj Uellsit në minutën e 49’të.

Xherdan Shaqiri ka shënuar ose asistuar në 50% të golave ​​të Zvicrës në turne të mëdha që nga viti 2014 (Kupa e Botës + Kampionatin Evropian), duke shënuar pesë dhe duke asistuar tre nga 16 golat e kombëtares së tij në atë kohë.

Kjo është një statistikë e veçantë për futbollistin me origjinë shqiptare, i cili tashmë lë edhe gjurmë për ndeshjen e tretë radhazi.

Ai asistoi në ndeshjen ndaj Bullgarisë, shënoi më pas ndaj Lituanisë, kurse asistoi përsëri sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat