E rëndë, lajmi i fundit për futbollistin, ja gjendja e tij

Futboll

E rëndë, lajmi i fundit për futbollistin, ja gjendja e tij

Nga: Kemajl Goca Më: 12 qershor 2021 Në ora: 18:41
Christian Eriksen

(E plotësuar 20:35) - Eriksen në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën!

Lajmi i fundit, Christian Eriksen merr frymë dhe mund të flasë, ai është zgjuar.

Gjendja është stabile e Eriksenit. 

Ndeshja raportohet se do të vazhdojë në orën 20.30. 

Christian Eriksen është në gjendje stabile.

Sot pamë tmerrin në fushën e lojës. Kapiteni Kjær nxitoi ta kthejë në krahë në mënyrë që lojtari të mos e përpijë gjuhën.

“Eriksen është zgjuar dhe do bëjë disa testime në spital”, shkruhet në komunikatë zyrtare të Federatës Daneze të futbollit.

E fundit, gjendjja është stabile e futbollistit Christian Eriksen.

Gjiganti mediatik ‘’Bein Sport’’ ka bërë të ditur gjendjen momentale të mesfushorit. Gazeta shkruan se Eriksen është gjallë dhe në gjendje të qëndrueshme dhe është dërguar në spital.

Pritet edhe vendimi i UEFA-s edhe për ndeshjen Danimarkë - Finalndë, që u ndërpre në fund të pjesës së parë.

Deri me tash ka lajme të mira, shpresojmë  të jetë kështu edhe në vazhdim. 

Image

“Eriksen është i vetëdijshëm” – Lajmi i mirë që jep federata e Danimarkës

Federata e Futbollit e Danimarkës njoftoi lajmin e mirë se Christian Eriksen është i vetëdijshëm, por do t’u nënshtrohet të tjera testeve në spital.

Po, ashtu për lajmin ka reaguar edhe UEFA.

“Christian Eriksen është transferuar në spital, ku gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar”, thuhet në njoftimin e shkurtër të UEFA-s, që sqaron se në lidhje me vazhdimin e ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, të ndërprerë pas këtij episodi do të vendoset brenda pak orëve.

Mesazhe kurajoje janë dërguar nga Federata Angleze e Futbollit, që ka anuluar të gjitha aktivitetet mediatike për këtë të shtunë, e po ashtu edhe nga ajo e Uellsit, Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Europës.

***

Njoftim zyrtar nga Danimarka: Eriksen është zgjuar, po trajtohet në spital.

Bukuria e kësaj mbrëmje është që Eriksen të jetë mirë. Ai është në spital, gjendja e tij stabile, por nuk ka të dhëna konkrete!

Ora 19.30, Eriksen është në spital. Ndeshja Danimarkë-Finlandë është pezulluar përkohësisht.

“Lojëtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar”, thuhet ndër të tjera në postimin e UEFA.

Stadiumi “Parken” sot përjetoi shok të vërtetë. Kopenhaga në heshtje, në pritje të lajmit të mirë. 

Gjendja e Christian Eriksen duket stabile.

Ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës në Euro 2020 është pezulluar pas problemit shëndetsor me Christian Eriksen.

Derisa të gjithë luten për shëndetin e tij nga BeinSport vjen lajmi i mirë.

Televizioni i njohur raporton se Eriksen është duke u trajtuar me oksigjen.

Po ashtu, mesfushori duket në gjendje stabile në fotografinë duke u larguar nga fusha.

***

Kjo është e tmerrshme, e rrallë që ndodhë në futbollin e nivelit të lartë. Të gjithë në pritje të lajmit zyrtar, për gjendjen e lojtarit danez!

Ajo çka raportohet deri me tash, nga mediat e huaja, Erksen është gjallë. Presim ndonjë komunikatë zyrtare.

 Eiksen është gjallë, nuk ka më shumë detaje. Por lajmi i fundi, është gjallë.

Image
Eriksen pa ndjenja, foto Reuters

Informacionet e fundit,  thonë se Eriksen del i gjallë nga stadiumi!  Pritet lajme të mira. Të gjithë janë në ankth!

Christian Eriksen, 29 vjeçar, e gjithë bota lutet për të. 

Heshtje varri në stadium, të gjithë në pritje të lajmit, futbollistët kanë lëshuar fushën, gjyqtarët konsuldohen! A ka kuptim vazhdimi i lojës? Eriksen pa ndjenja!

Asgjë nuk dihet për fatin e futbollistit, luten të gjithë! 

Image

Askush nuk e ka të qartë, do tlë vazhdojë ndeshja apo do të ndërpritet! Ka humbur kuptimi gjithçka, lutje për futbollistin.

Të gjithë po luten për futbollistin Christian Eriksen. Trishtim, futbollisti pa ndjenja, largohet nga fusha. Lot e vaj në stadium!

Ndeshja është ndërprerë për momentin, lot në fushë, panik në tribuna.

Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën e parë.

 43′ Momente paniku, Eriksen bie pa ndjenja në fushë. Ndërhyjnë urgjentisht mjekët e Danimarkës. Futbollistët duken të tromaksur nga kjo gjendje. Nuk është situatë aspak e mirë, masazh kardiak për mesfushorin e Interit.

Ndeshja është ndërprerë për momentin. Të gjithë të shqetësuar për gjendjen e Eriksen. Nuk dihet cili do të jetë fati i tij…41' Danimarka me gjithë orvatjet nuk po gjen golin.

***

34' Lojë mesatare, danezët po tregojnë angazhim.

Ndërsa finlandezët po mbrohen.

***

26' Danimarka më kërkuese, ka raste më shumë dhe e do golin , por pa sukses.

Eriksen mjaft i rrezikshëm, shkruan “Bota sot”.

***

19' Loje e mirë, rezultati edhe me tej 0:0.

***

11' Danimarka po kërkon me ngulm golin, ndërsa Finlanda synon befasinë.

***

3Ç Nuk ka gola, edhe më tej 0:0.

Danimarka ndeshet me FinalndënNjë Europian që luhet në 11 qytete korrespondon edhe me kombëtare që do t’i luajnë ndeshjet në shtëpi.

I tillë është rasti në ndeshjen e parë të Grupit B, ku Danimarka do të presë Finlandën me start nga ora 18:00.

Nën gjykimin e anglezit Entoni Tejlor, në “Parken Stadium” të Kopenhagenit danezët do të shpresojnë që nën regjinë e Kristian Eriksenit, të mund t’ia dalin mbanë në sfidën e parë të “Euro 2020”.

Nga ana tjetër, finlandezët shpresojnë që Temu Puki të ketë lënë pas problemet fizike dhe të jetë në formën më të mirë për këtë duel të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat