Rivalë të kalueshëm për Partizanin, Laçin dhe Vllazninë

Futboll

Rivalë të kalueshëm për Partizanin, Laçin dhe Vllazninë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:11
Rivalë të kalueshëm për Partizanin, Laçin dhe Vllazninë

Tetë skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët për raundin e parë në Ligën e Konferencës. Shorti i hedhur ne Nion të Zvicrës ka vendosur Laçin përballë malazezëve të Pogdoricës.

Ndeshjen e parë kurbinasit do e luajnë në shtëpi më 8 korrik, ndërsa e kthimit do të zhvillohet një javë në vonë. Partizani ka peshkuar skuadrën moldave të Sfintul Geroge, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet jashtë, ndërsa e kthimit në Shqipëri.

Vllaznia pas 10 viteve jashtë Europe, rikthehet të luajë dhe kundërshtar në turin e parë do të ketë boshnjakët e Shiroki Brijeg. Sfida e parë luhet në transfertë, ndërsa e kthimit në “Loro Boriçi”.

Goglat kanë rezervuar edhe dy derbi shqiptarësh. Shkupi sfidon Llapin, ndërsa Deçiç dhe Drita përballen mes tyre. Ndërkohë Struga sfion letonezët e Liepaja. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 8 dhe 15 korrikm shkruan panoramasport.

SHORTI:

Laçi-Podgorica

Shkupi (Maqedonia e Veriut)-Llapi (Kosova)

Sfintul George (Moldavia)-Partizani

Deçiç (Mali i Zi)-Drita (Kosova)

Shiroki Brijeg (Bosnja)-Vllaznia

Struga (Maqedonia e Veriut)- Liepaja (Letoni)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat