Neymar i është afruar edhe më shumë rekordit të Peles

Futboll

Neymar i është afruar edhe më shumë rekordit të Peles

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:57
Neymar i është afruar edhe më shumë rekordit të Peles

Pele dëshiron që Neymar të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit.

Neymar realizoi golin e 68 në karrierë për Brazilin në fitoren 4-0 ndaj Perusë dhe i është afruar edhe më shumë rekordit të Peles.

Legjenda e Brazilit dhe Botës përgjithësi, numëron 77 gola, shifra të arritshme këto duke parë moshën e Neymar dhe Pele shpreson që ylli i PSG-së t’ia dalë.

“Sa herë e shoh këtë djalosh, ai është duke qeshur. Është e pamundur që të mos qeshësh edhe ti”, shkroi Pele.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat