Futbollisti i njohur kapet duke u puthur me një femër misterioze në jaht

Futboll

Futbollisti i njohur kapet duke u puthur me një femër misterioze në jaht

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 09:50
Loris Karius me femren misterioze

Portieri Loris Karius fotografohet me një femër të panjohur.

Portieri i Liverpool i dhënë në huazim në Turqi, u fotografua duke u puthur me pasion me një brune të mistershme në bordin e një jahti, gjatë pushimeve të tij verore ne Greqi.

Lajmi shkaktoi sensacion pasi gjermani besohej se ishte në një lidhje të qëndrueshme me prezantuesen e modelen gjermane Sophia Thomalla, me të cilën ai tani pranon se po ndahen.

Karius, i cili pritet të rikthehet te Liverpool pas tre sezonesh në huazim në Turqi dhe në Gjermani, ishte parë në ishullin grek të Mykonos, me një objekt të ri interesi romatik, me sa duket.

Identiteti i gruas së re mbetej i panjohur por Karius tentoi të shpjegonte aktivitetin në rrjetet sociale.

Karius shkruante: “Dje unë dhe Sophia pamë fotot që ishin bërë nga pushimet e mia, ku unë isha me dikë tjetër. Për fat të keq jam shkëputur nga e dashura prej disa kohësh. Më vjen keq që kjo marrëdhënie u shemb dhe kërkoj ndjesë për fotot”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat