Torino po mendon të përforcojë portën me Berishën

Futboll

Torino po mendon të përforcojë portën me Berishën

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 12:45
Torino po mendon të përforcojë portën me Berishën

Torino po mendon të përforcojë portën për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, klubi piemontez po mendon seriozisht për portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Gardiani kuqezi i cili kaloi një sezon të kënaqshëm në Serinë B me fanellën e SPAL, do të ishte i gatshëm të rikthehej sërish në Serinë A, nga ku klubi i Torinos e kërkon me ngulm, sepse Sirigu është një hap drejt largimit, dhe me portierin Vanja Milinkoviç-Saviç që nuk bind si portier titullar, drejtuesit granata duan me çdo kusht Berishën i cili e ka treguar mjaft mirë që është i zoti ku ka luajtur në nivele të larta edhe me Lacion dhe Atalantën.

Sipas asaj që njofton “SKY Sport”, portieri kuqezi është drejt largimit nga SPAL dhe zyrtarizimi si portier i ri i skuadrës së Torinos është çështje ditësh.

Berisha me fanellën e SPAL është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në sezonin e kaluar në 27 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat