Reagon Ronaldo, pas kualifikimit të Portugalisë

Futboll

Reagon Ronaldo, pas kualifikimit të Portugalisë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 08:23
Cristiano Ronaldo

Ylli Cristiano Ronaldo ka reaguar pas kualifikimit të Kombëtares së Portugalisë në raundin tjetër.

Portugalia u largua nga grupi si pozitë e tretë në “Euro 2020” pas barazimit 2 – 2 ndaj Francës.

Ronaldo ishte lojtari më i mirë në ndeshje për Portugalinë, ku shënoi dy gola si dhe theu disa rekorde.

Pas kualifikimit, CR7 ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Urime skuadër. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen pakushte”, shkroi ai.

Ndërkohë, Portugalia në raundin tjetër do përballet me Belgjikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat