​Kupa e Amerikës: Brazili siguron kualifikimin me fitore kundër Kolumbisë

Futboll

​Kupa e Amerikës: Brazili siguron kualifikimin me fitore kundër Kolumbisë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Pas ndeshjeve të xhiros së tretë dhe të fundit Euro 2020, ku i mësuam edhe çiftet e fazës së eliminatoreve, një tjetër garë interesante është duke u zhvilluar, ku në kuadër të Kupës së Amerikës, Brazili siguroi kualifikimin për 1/8 e finales me fitore kundër Kolumbisë.

Me fillim nga ora 02:00 pas mesnate, në stadiumin “Olimpico Nilton Santos” të Rio de Zhanieros, Brazili zhvilloi ndeshje kundër Kolumbisë, të cilën e fitoi me rezultat të ngushtë 2:1.

Fillimisht, ishin kolumbianët ata që kaluan në epërsi të parët, ku në minutën e 10’ mesfushori Luis Diaz shënon për 1:0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, kurse pjesën e dytë e filluan më mirë Brazili, ku e gjetën golin e barazimit në minutën 78’ përmes sulmuesi të Liverpoolit Roberto Firmino. Brazilianët nuk u ndalën me kaq, ku në minutën e 90+10’ shtesë, mesfushori i Real Madridi Casemiro shënon golin e dytë për Brazilin, dhe të fundit të ndeshjes, duke ia siguruar Brazilit tri pikët e plota.

Aktualisht, në Grupin B të Kupës së Amerikës, Brazili zë vendin e parë me 9 pikë, ku ndiqet nga pas nga Kolumbia me 4 pikë, po aq sa edhe Peru në vendin e tretë, ndërsa me nga dy pikë janë Ekuadori dhe Venezuela në pozitat katër dhe pesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat