Teuta miqësore ndaj ekipit nga Maqedonia e Veriut

Futboll

Teuta miqësore ndaj ekipit nga Maqedonia e Veriut

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 15:44
Teuta miqësore ndaj ekipit nga Maqedonia e Veriut

Teuta, kampione e Superiores do të luajë ditën e sotme në orën 17:00 një ndeshje miqësore ndaj ekipit nga Maqedonia e Veriut, Sileks.

Sfida luhet në Ohër, ndërsa gjashtë ditë më vonë, durrsakët kanë në program edhe një tjetër miqësore, atë ndaj Strugës.

Këto takime vijnë si një mundësi për trajnerin Edi Martini, i cili ka mundësinë të provojë lojtarët por edhe t’i rikthejë në kondicionin e duhur fizik para ndeshjes kualifikuese në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Takim që Teuta e luan më datë shtatë korrik ndaj Sherif Tiraspolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat