Vincenzo Italiano pritet ta merr postin e trajnerit të Fiorentinës.
Sipas Ginalucia Di Marzio, Italiano do të jetë trajneri i ri i Fiorentinës.
Trajneri pritet të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me Fiorentinan të vlefshme deri në vitin 2023, me pagë 1,2 milionë euro në sezon.
Klubi italian kishte nënshkruar fillimisht me Gennaro Gatusso si trajner pak javë më parë, por pastaj me një marrëveshje të përbashkët me klubin ai u largua pas vetëm tri javësh si trajner.
43-vjeçari, sezonin e kaluar ishte trajner i Spezias.