Nesër përurohet shtatorja e legjendës Fadil Vokrri

Futboll

Nesër përurohet shtatorja e legjendës Fadil Vokrri

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 16:13
Nesër përurohet shtatorja e legjendës Fadil Vokrri

Nesër nga ora 18:00 do të organizohet ceremonia zyrtare e përurimit të shtatores së legjendes Fadil Vokrrit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një komunikate ka njoftuar se ceremonia e përurimit të shtatores organizohet nesër në ditëlindjen e 61-të.

Të pranishëm do të jenë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Kryetari i FFK-së Agim Ademi.

Pas ceremonisë do të organizohet një miqësore në nder të Vokrrit ku do të luajnë veteranët e Kombëtares së Kosoves kundër veteranëvë të Kombëtares së Shqipërise.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat