Shkupi pëson humbje thellë nga skuadra portugeze në Evropë

Futboll

Shkupi pëson humbje thellë nga skuadra portugeze në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2021 Në ora: 22:01
Pamje nga ndeshja

Skuadra portugeze Santa Clara kockë e fortë për Shkupin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.   

Skuadra shqiptare u mundua me mundësitë e saja por nuk ia doli ndaj portugezëve.  

Santa Clara kaluan në epërsi në pjesën e parë me autogolin e Rwatubyaye në minutën e 30-të.

Në fillim të pjesës së dytë, Santa Clara thellon epërsinë me golin e Carvalhos në minutën e 49-të. 

Në minutën e fundit (90-të), Costinha thellon fitoren në 0:3. 

Shkupi ka pak shpresa për të përmbysur këtë rezultat në Portugali, në takimin e kthimit të rrethit të dytë kualifikues të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat