Interi dhe Roma pranë shkëmbimit të bujshëm

Futboll

Interi dhe Roma pranë shkëmbimit të bujshëm

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 15:50
Interi dhe Roma pranë shkëmbimit të bujshëm

Skuadrat italiane, Roma dhe Inter njihen për shkëmbimet e tyre ndër vite.

Shkëmbimi i fundit ishte ndërmjet Radja Nainggolan dhe Nicolo Zaniolo, ku “Nerazzurrët” humbën shumë nga ky shkëmbim, pasi Zaniolo ishte akademi e tyre.

Sidoqoftë, sipas “Goal Italia”, Florenzi dhe Perisic mund të ndërrojnë fanellat e tyre dhe tashmë kontaktet ndërmjet klubeve kanë filluar.

Për Interin dihet që një mbrojtës i djathtë është objektiv pas largimit të Hakimit, ndërsa pas largimit të Kluivert nga Roma, “Giallorossët” duan një anësor të mirë.

Ditët e ardhshme thuhet të jenë vendimtare sa i përket këtij shkëmbimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat