​Chelsea nuk heq dorë nga Lukaku

Futboll

​Chelsea nuk heq dorë nga Lukaku

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 17:50
Romelu Lukaku

“Blutë” e Londrës janë ende të interesuar për sulmuesin e Interit.

Gjiganti anglez nuk ka hequr dorë nga transferimi në “Stamford Bridge” i yllit të Interit Romelu Lukaku, raporton “The Athletic”.

Sulmuesi belg i cili që prej kohës që ka kaluar tek Interi ka treguar paraqitje tejet të mira, duke e ndihmuar gjigantin italian për ta siguruar “Scudetton” pas 11 vjetësh.

Pavarësisht këtij interesimi serioz të “Bluve”, ylli 28-vjeçar e ka bërë të qartë që ndihet i lumtur tek Interi, dhe do të qëndrojë sezoni e ri 2021/22 me kampionin e Serie A.

Sezonin që lamë pas, Lukaku ka bërë 44 paraqitje në të gjitha garat për “Nerazzurët”, duke regjistruar 30 gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij. Ndërkaq, në kampionatin evropian 2020, Lukaku në pesë paraqitje me Kombëtaren e Belgjikës shënoi gjithsej katër gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat