Eriksen jep lajmin e madh

Futboll

Eriksen jep lajmin e madh

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 12:03
Eriksen jep lajmin e madh

Kristian Eriksen u rikthye ditën e djeshme në Milano pas pothuajse dy muajsh mungesë duke takuar shokët e skuadër te Interi, trajnerin Inzagi dhe drejtuesit e klubit.

Ardhja e Eriksen në Milano do të përkojë me disa vizita të detajuara mjekësore që do t’i nënshtrohet danezi për të mësuar përfundimisht të ardhmen në futboll. Gazeta italiane ‘’Corriere Dello Sport’’ ka zbuluar një frazë të rëndësishme të dalë nga goja e danezit:

‘’Shkoi mirë vizita, do të kthehem të luaj për katër ose pesë muaj’’.

Një lajm mjaft i mirë ky për futbollistin, por mister ngelet e ardhmja te Interi pasi Eriksen nuk mund të luajë në Itali me defribilator në zemër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat