Enver Halili: U zhvillu një ndeshje relaksuse dhe u ndamë me thënien shihemi vitin tjetër

Futboll

Enver Halili: U zhvillu një ndeshje relaksuse dhe u ndamë me thënien shihemi vitin tjetër

Nga: K.Goca Më: 7 gusht 2021 Në ora: 14:17
Enver Halili: U zhvillu një ndeshje relaksuse dhe u ndamë me thënien shihemi vitin tjetër

Në Sodovinë të Jerlive u zhvillua turneu përkujtimor në futboll me moton:  “Ikën Herët“, i cili u organizua nga Këshilli Organizativ në krye me Enver D. Halilin.

Turneu ishte jashtëzakonisht interesant, u takuan brezat e ndryshëm dhe nuk munguan edhe atraksionet në fushë. Halili është i kënaqur me rrjedhën e turneut tradicional, ku pati emocione të mëdha.

“Ata që na lanë e ‘Ikën Herët“! E lanë trashëgimi kulturore e kombëtare dhe u shpërblyen me Mirënjohje janë: vëllezërit Sylejmani, Gurseli e Bajrami, ku tani me krenari stadiumi historik bartë emrin e këtyre heronjve që ishin edhe kontribues futbolli, pastaj Ramadan Rexhepi - Adidasi që ishte futbollist standard e me cilësi e ra në fushën e nderit në betejë me armikun, Bejtullah Musliu, Arif Fetahu e Avni Sokoli, futbollist qe një kohë bartën barrën e klubit, Sabri Selmani - futbollist që ishte themelues e kyq në mbrojtjen e klubit Bentakos, dhe

Image

2 trajnerët Xhevat Bekteshi e Faruk Hoxha, trajner që nën udhëheqjen e tij KF Agromorava luajti në finale të Kosovës vitin 1982.

Pastaj u nderua për kontributin shumëvjeçar kryetari tani i nderit i klubit z. Nexhat Fetahu, sekretari Daut Abdyli e Shefqet Ajeti, punëtori sportiv, ndër kohëra Fazli Sokoli e Esat Abdyli, Muhabi Ferizi, Fadil Ramadani, Riza Sylejmani, Basri Sylejmani. 

Image

Donatorët Suat Berisha, Ramadan Hasani, Milaim Bajrami, Nexhat e Sherif Fetahu, trajnerët Jakup Jahiri e Ahmet Hasani, futbollistët në moshë Sylejman Tahiri, Basri Sylejmani (Verban), Nijazi Miftari, Rrahim Sylejman e Nuhi Hasani, Muhamer Zeqiri, Basri Miftari Xheladin Osmani.

U zhvillu një ndeshje relaksuse dhe u ndamë me thënien shihemi vitin tjetër”, thotë Halili për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat