Batuta me presidentin e FIFA-s si ta kishte shokun e tij

Futboll

Batuta me presidentin e FIFA-s si ta kishte shokun e tij

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 11:50
Batuta me presidentin e FIFA-s si ta kishte shokun e tij

Batuta me presidentin e FIFA-s si ta kishte shokun e tij, Richarlison: Herën tjetër në Katar, hë tullac?

Brazili është kurorëzuar kampion në disiplinën e futbollit në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Amerikano-jugorët kanë mposhtur Spanjën 2-1 pas kohës shtesë, duke siguruar kështu medaljen  e artë.

I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishte vetë presidenti i FIFA-s, Infantino, i cili u bë shënjestër e një batute aspak të këndshme.

Richarlison e harron shpejt shijen e hidhur të penalltisë së humbur dhe gjatë dhënies së medaljeve i drejtohet kreut të FIFA-s si ta kishte shokun e tij. “Herën tjetër në Katar, hë tullac?”, ishin fjalët e thëna nga sulmuesi brazilian, i cili njihet për karakterin e tij të shkujdesur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat