Dzeko: Kam jetuar vite të jashtëzakonshme në kryeqytet

Futboll

Dzeko: Kam jetuar vite të jashtëzakonshme në kryeqytet

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:27
Dzeko: Kam jetuar vite të jashtëzakonshme në kryeqytet

Edin Dzeko është ndarë me Romën pas plot 6 vitesh, duke u transferuar te kampionët e Interit.

Ai është shprehur se ndihet i keqardhur që po largohet nga Roma, pasi aty ka kaluar një periudhë të gjatë të karrierës së tij dhe ka kujtime mjaft interesante.

Mbrëmjen e së shtunës, nëpërmjet një postimi prekës në “Instagram”, sulmuesi boshnjak, i ka shprehur mirënjohje klubit verdhekuq, për gjithçka që kaloi në këto vite që ishte pjesë e kryeqytetasve.

Përshëndetje Roma, pas 6 vitesh është koha për të thënë lamtumirë.

Këto janë ditë në të cilat kam ndjenja të përziera, nga njëra anë jam angazhuar për aventurën e re që më pret, nga ana tjetër ndjej një gungë të madhe në fyt për atë që po lë.

Unë e di shumë mirë se një falënderim i thjeshtë nuk mund të jetë i mjaftueshëm për të shpjeguar mirënjohjen time për tifozët verdhekuq, klubin e Romës dhe qytetin e përjetshëm.

Kam jetuar vite të jashtëzakonshme në kryeqytet që nuk do t’i harroj kurrë. Brenda dhe jashtë fushës.

Sfidat në Serie A, derbet, netët e Ligës së Kampionëve, golat. Jam i nderuar që kam mbajtur shiritin e kapitenit dhe i kam bërë tifozët të gëzohen 119 herë, por në të njëjtën kohë më vjen keq që nuk u kam dhënë gëzimin e një trofeu të ngritur në qiell…

Për gjashtë vjet e kam veshur këtë fanellë me krenari, duke luftuar në fitore dhe humbje së bashku me shokët e skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë ata që kanë qenë dhe janë pjesë e klubit, së bashku me tifozët që janë pjesë themelore e asaj që ka qenë për mua … një familje. Falënderoj të gjithë njerëzit që më ndihmuan mua dhe gruan time Amra në këtë aventurë të mrekullueshmedhe falënderoj këtë qytet që pa lindjen dhe rritjen e tre fëmijëve tanë. Të gjithë do të keni një vend të veçantë në zemrën time përgjithmonë. Faleminderit Roma..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat