Voska Sport angazhon futbollistin e Strugës

Futboll

Voska Sport angazhon futbollistin e Strugës

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 14:50
Voska Sport angazhon futbollistin e Strugës

Voska Sport e ka seriozisht, ndërsa më së miri për këtë flet edhe përforcimi i fundit i bërë nga ana e drejtuesve të kësaj skuadre me në krye Nefi Isenin, shkruan “infOSport.mk”.

Voska Sport së fundmi për vete ka bërë Pajazit Saliun, futbollistin e Struga Trim Lum, i cili mund të luaj në disa pozita në pjesën ofenzive, por gjithashtu edhe në mesfushë.

Është ky edhe një tjetër futbollistë me përvojë nga Liga e Parë që i bashkohet skuadrës së Voska Sport, që edhe pse si debutues në Ligën e Dytë – Perëndim, për qëllim kanë inkuadrimin në Ligën e Parë.

Bazuar në emrat që ka kjo skuadër në rradhët e veta, por edhe me startin pozitiv që bëri, ku në dy ndeshjet e para regjistroi po aq fitore, Voska Sport me plotë të drejtë mund të konsiderohet si një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat