Crystal Palace poshtëron Tottenhamin

Futboll

Crystal Palace poshtëron Tottenhamin

Nga: K.Goca Më: 11 shtator 2021 Në ora: 15:27
Ilustrim

Derbi i Londër i takon Crystal Palace-s. 

Tottenham pëson humbje poshtëruese me rezultat 3:0 nga Crystal Palace, në ballafaqimin që u zhvillua në stadiumin "Selhurst Park" në Londër. 

Vendasit shpërthyen me tre gola në 15 minutat e fundit përmes Zahas nga penalltia në minutën e 75-të dhe Edouard në atë të 84-tën dhe 90+3’.  

Humbja e parë për Tottenhamin por ende është krye të tabelës me 9 pikë apo me 3 fitore e 1 humbje, ndërsa Crystal Palace shënoi fitoren e parë, renditet në pozitën e 11-të me 5 pikë pas katër jave në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat