Paulinho largohet nga Al Ahli

Futboll

Paulinho largohet nga Al Ahli

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:03
Paulinho largohet nga Al Ahli

Paulinho largohet nga Al Ahli, tre skuadra në garë për shërbimet e tij!

Braziliani Paulinho ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij në Arabinë Saudite, ku aktivizohej për skuadrën e Al Ahli.

Lajmi për largimin e 33-vjeçarit u konfirmua nga vetë klubi ku nëpërmjet të një postimi njoftoi se drejtuesit dhe futbollisti arritën marrëveshjen për prishjen e kontratës me konsensus për shkak të disa rrethanave emergjente. Braziliani iu bashkua për tre vjet ekipit të Al Ahli, pasi prishi kontratën me kinezët e Guangzhou.

Sipas mediave, Paulinho nuk do të qëndrojë për shumë kohë pa skuadër, pasi Corinthians, Galatasaray e Los Angeles Galaxy kanë nisur bisedimet me agjentët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat