Juventusi drejt rinovimit me Bernardeschin

Futboll

Juventusi drejt rinovimit me Bernardeschin

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 19:08
Federico Bernardeschi

Juventusi tashmë ka filluar me procedurat për rinovimin e kontratës së Federico Bernardeschit.

Italiani vjen nga një evropian i mirë me fanellën “Axurre” dhe ka filluar sezonin duke hyrë në plane e Allegrit.

Anësori përfundon kontratën e tij në qershor 2022 dhe trajneri italian i ka dhënë dritën jeshile klubit për të rinovuar me të.

Bisedimet me lojtarin tashmë kanë filluar dhe Juventusi shpreson të mbyllë gjithçka para hapjes së merkatos së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat