Kështu duket stadiumi në Podujevë! Batatina: Vazhdojmë me punë të mira 

Futboll

Kështu duket stadiumi në Podujevë! Batatina: Vazhdojmë me punë të mira 

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 18:27
Batatina: Vazhdojmë me punë të mira 

Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë ka marrë një pamje të bukur. Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, gati për t’u rikthyer në fushën e rinovuar.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se po vazhdojnë me punë të mira, për të mirën e rinisë.

“Vazhdojmë me punë të mira dhe të sinqerta pa asnjë interes vetëm për rininë e KF Llapit dhe futbollin llapjan duke iu mundësuar kushte të favorshme që të ndjehen mirë futbollistët dhe adhuruesit e KF Llapit e sidomos 'Legjendat'",-  ka shkruar Batatina. 

Llapi renditet në fund të tabelës së elitës së futbollit të Kosovës, me vetëm 2 pikë të fituara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat