Shpërthen Hafizi: Çfarë barazimi donim ne?!

Futboll

Shpërthen Hafizi: Çfarë barazimi donim ne?!

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 00:18
Shpërthen Hafizi: Çfarë barazimi donim ne?!

Ish-trajneri i Kombëtares, Astir Hafizi, nuk i kurseu kritika, pas humbjes së Shqipërisë në shtëpi ndaj Polonisë. I ftuar në studion e “Supersport”, Hafizi ndër të tjera deklaroi:

“Hungari për mua ishte ekip i dobët, pavarësisht se mori pikë në Angli.

Roshi ishte një nga lojtarët që u fut për të zëvendësuar të tjerët dhe ishte më i miri. Askush nuk e di ccfarë mund të ndodhte po të ishin lojtarët që mungonin. Pretenduam të bënim gjithë aksionet tona me veprime individuale.

Edhe Ramadani ka bërë një ndeshje të mirë. Asnjë veprim i qartë i skuadrës në sulm. Jemi shumë të turbull në sulm, ja lemë t’i zgjidhi Broja. Ku janë aksionet, lëvizjet, muri, daljet nga krahët. Pse pretendojmë të shkojmë në “Play-Off”, kur Polonia është më mirë?! Skuadrat e mëdha 2 herë dalin të ndëshkojnë.

Mos i vijë keq Rejës për pyetjet nga studio.

Nuk funksionon loja e sulmit pikë. Kështu nuk shkojmë kurrë përpara. Kështu e perceptojë unë lojë. Loja pa sulm nuk ka emocion. Le mos e pranojnë. Çfarë barazimi donim ne, nuk gjuajtëm një herë”, u shpreh Hafizi pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat